‘Sipas Pakos së Ahtisaarit serbët nuk mund ta bllokojnë ushtrinë’ (VIDEO)

Aktuale May 22, 2018 - 12:51
Lexoni më shumë detaje

Kryetari i Këshillit Kombëtar i Nismës Socialdemokrate dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka folur edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Sipas tij, në bazë të Pakos së Ahtisaarit nuk parashihet që ushtria të bëhet me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë.

Zëri: Ende nuk ka ndodhur transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura. Lista Serbe vazhdon të jetë kundër formimit të ushtrisë. Si e shihni këtë çështje?

Krasniqi: Unë duke qenë sidomos në pjesën e dytë të bisedimeve të Vjenës në dokumentin gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, të njohur si Dokumenti i Ahtisaarit, realisht 2/3 e votave të komuniteteve pakicë në Kuvendin e Kosovës ka qenë e paraparë kryesisht për të drejtat që prekin interesat e drejtpërdrejta të komunitetit pakicë. Konsideroj që çështja e ushtrisë nuk është çështje e cila duhet të konsiderohet si e drejtë substanciale e komunitetit pakicë, por në Kushtetutën e Kosovës shkruan ashtu. Do të ishte mirë që një numër i caktuar i deputetëve (40 deputetë) të Kosovës t’ia parashtrojnë një pyetje Gjykatës Kushtetuese se ekziston dallimi për këtë çështje në mes të Kushtetutës sonë dhe Dokumentit të Ahtisaarit. Atje nuk është paraparë që çështja e ushtrisë të jetë me 2/3 e votave të komuniteteve pakicë, kurse në Kushtetutë parashihet. Është thënë se kur një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutën e Kosovës nuk është në përputhje me të drejtën e paraparë me Marrëveshjen Ndërkombëtare, atëherë Marrëveshja Ndërkombëtare është e vlefshme.

LEXO EDHE: Krasniqi: Thaçi të mos i udhëheqë bisedimet me Serbinë

Zëri: A mund të bëhet ushtria vetëm përmes ligjeve, pra pa ndryshime kushtetuese?

Krasniqi: Mendoj që ne nuk duhet të biem ndesh me komunitetin ndërkombëtar, kemi arritur të koordinohemi me ta edhe për shpalljen e pavarësisë së Kosovës dhe duhet ta ruajmë bashkëpunimin me ta. Ne duhet të kërkojmë nga komuniteti ndërkombëtar, nga BE-ja e SHBA-ja që në këtë rrafsh ta gjejmë mënyrën që ta kapërcejmë këtë pengesë. Kosovës i nevojitet siguri më e madhe. I nevojitet ushtria dhe sigurisht as që mendohet që kjo ushtri rrezikon paqen në rajon për faktin se janë të tjerët ata që po e bëjnë një gjë të tillë, po mendoj për Serbinë, e cila po rri në dy karrige. Në njërën anë do të bëhet pjesë e BE-së dhe në karrigen tjetër një orientim goxha i dukshëm pro Rusisë. Mendoj që perëndimi duhet t’ia bëjë të qartë Beogradit që ta zgjedhë një rrugë. Mendoj që në një periudhë të shkurtër kohore edhe kjo çështje do të zgjidhet, por duhet të jetë një këmbëngulje më e madhe e institucioneve të Kosovës për ta formuar ushtrinë e saj...(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Gazetës Zëri si dhe në versionin Online me parapagim në online.zeri.info)