Arta Rama-Hajrizi rizgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale May 22, 2018 - 11:40
Lexoni më shumë detaje

Arta Rama-Hajrizi është rizgjedhur edhe për një mandat në krye të Gjykatës Kushtetuese.

Gjatë ditës së sotme gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar pro Rama-Hajzirit edhe për një mandat.

Kryetarja Rama-Hajrizi do të fillojë mandatin e saj të ri në krye të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, më 26 qershor 2018, kur edhe përfundon mandati i saj i parë.

“Në seancën administrative të mbajtur më 22 maj 2018, në përputhje me Nenin 114, pika 5, të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës kanë votuar kryetaren aktuale të Gjykatës, znj. Arta Rama-Hajrizi, për një mandat të dytë në krye të Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftimin drejtuar mediave.