Thaçi: Serbia tentoi t’ua vë fajin forcave të NATO-s për masakrën në Burgun e Dubravës

Aktuale May 22, 2018 - 09:33
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në 19-vjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës ka thënë se kjo masakër është një prej tragjedive më të mëdha.

Thaçi me anë të një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook", ka thënë se forcat serbe duke pasur informacione  se ky burg do të sulmohet nga NATO, kishin ekstraduar shumë të burgosur për t’i vrarë e për të bërë fajtorë  forcat e NATO-s.

“Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe”.

“ Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s”.

“Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë”, ka shkruar Thaçi.