Në Kosovë shënohet Dita Botërore e Biodiversitetit

Aktuale May 22, 2018 - 08:07
Lexoni më shumë detaje

22 Maji është shpallur nga Kombet e Bashkuara si Dita Ndërkombëtare e Diversitetit Biologjik, ose Dita Botërore e Biodiversitetit, me qëllim rritjen e ndërgjegjes dhe të kuptimit më të thellë të çështjeve lidhur me biodiversitetin.

Për herë të parë kjo ditë është vënë nga Komiteti i dytë i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 29 Dhjetor 1993, që shënon dhe datën e hyrjes në fuqi të Konventës së Diversitetit Biologjik.

Me rastin e 22 Majit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit  në bashkë organizim  me komunat, OJQ-të “ERA” , “FINQ”, “ KERRC ”dhe shoqërinë civile, shënojnë këtë datë në kampusin e Universitetit “ Haxhi Zeka” në Komunën e Pejës, nga ora 10:00.