Arben Gashi sqaron incidentin me Xhavit Halitin

Aktuale May 21, 2018 - 21:23
E Fundit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka sqaruar fjalorin e përdorur në Kuvendin e Kosovës në të enjten e javës së kaluar.

“Kisha të drejtën e replikës pas përmendjes së emrit dy herë radhës nga Milaim Zeka”, thotë Gashi. në T7.

LEXO EDHE: ‘Përgjegjës për degradimin e Kuvendit është Kadri Veseli’

“Nuk kish referencë, më përmendi mu personalisht me emër. Kërkova fjalën, nuk mu dha”, shpjegon ai.

Ripërsëritë se pendohet për gjuhën e përdorur.

“Momenti më i keq në karrierën time në parlament. Nuk kisha mekanizma të tjerë për të realizu atë drejtë që më ishte mohu në shumë seanca”, thekson Gashi.

“Shprehje që nuk më bën nderë’ thotë ai duke sqaruar se gjuhë e tillë nuk duhet të përdoret në sallën e Kuvendit.