Haradinaj takohet me Metën, flasin për liberalizimin e vizave

Aktuale May 21, 2018 - 16:07
Detajet e tjera të këtij takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, shkruan “Zëri.info”.

Këtë gjë e ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në rrjetin e tij social “Facebook”. Ai ka shkruar se me presidentin e Shqipërisë kanë folur për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Tutje kryeministri ka shkruar se të dy kaë biseduar edhe për liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, transmeton tutje “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Hoti: Kjo qeveri do ta vonojë liberalizimin e vizave

Ja postimi i plotë i tij:

Sot u takova me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, me të cilin bashkëbiseduam për proceset aktuale në të cilën po kalojnë të dyja vendet.

Liberalizimi i vizave për Kosovën dhe hapja e negociatave për BE e Shqipërisë, janë hapa të mëdhenjë për ne, por edhe për rajonin në përgjithësi.

Në këto dy çështje por edhe për procese të tjera, bashkëpunimi Kosovë - Shqipëri do të vazhdojë të fuqizohet. /ZËRI