Haradinaj i bindur: Vizat hiqen këtë vit

Aktuale May 21, 2018 - 10:21
Lexoni detajet

Kryeministri Ramush Haradinaj në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë tha se pritet që para përfundimit të vitit kosovarët të udhëtojnë pa viza.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës nuk do të jenë barrë për BE-në, ngase për atje nuk do të shkojnë kriminel apo emigrantë, por thjeshtë shkëmbim.

“Në qershor merret vlerësimi i institucioneve të be që besoj që është pozitiv. Ne do ta vazhdojmë punën dhe dinamikën  me këto institucione”.

“Mundësia që me lëviz lirshëm është para fundit të vitit. Ne nuk duhet të bëjmë gabime dhe të kemi porosi të qarta qe qytetarët duhet të kenë lëvizje të lirë. Unë po mundohem të ju them se nuk po ju vijnë kriminel apo emigrant është thjeshtë shkëmbim”.

Ndërkaq lidhur me uljen e pagave të punëtorëve të Telekomit të Kosovës ai tha se do të bëhet sipas nevojave në mënyrë që të shpëtoj këtë ndërmarrje. Por që tha se ulje do të ketë.

“Ne jemi të hapur për të gjitha propozimet se si të dilet nga kriza. Qeveria nuk ka qef me ulë pagat. Krizë është Kosova në përgjithësi sepse është papunësi. Duhet të merren të gjitha veprimet për të shpëtuar e këtë kompani”.

“Punëtorët i kanë pagat jo aq të nalta edhe s’kam dëshirë t’i ulim aq shumë, por nëse nevojitet 10% për punëtorët dhe 20% në menagjment është në interesin e tyre. Kurdo që kthehet kompania në këmbët e saj atëherë mund të rriten pagat përsëri”.

Ndërkaq lidhur me numrin e zv.ministrave ai tha se nuk është në interesin e Bashkimit Evropian e as Shteteve të Bashkuara të Amerikës.