Ndryshojnë temperaturat, ky është parashikimi i motit për ditët e ardhshme

Aktuale May 20, 2018 - 19:44
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte do të mbajë mot me vranësira të dendura dhe intervale me diell.

Vranësirat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, do të shoqërohen me reshje shiu dhe vendevende me shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.

Image