Haziri i reagon Haradinajt:LDK po i sjell vizat, Qeveria është pengesë

Aktuale May 20, 2018 - 10:05
Detajet

Kryetari i Komunës së Gjilanit, njëherësh edhe anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, përmes një postimi në rrjetin e tij social ‘Facebook’, i është kundërpërgjigjur kryeministrit Ramush Haradinaj i cili gjatë ditës së djeshme ka thënë se LDK po e pengon procesin e liberalizimit të vizave, transmeton “Zëri.info”. 

LEXO EDHE: Hoti: Do të përdorim çdo metodë kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë

Haziri përmes këtij postimi ka shkruar se kjo parti është e interesuar për liberalizimin e vizave dhe këtë e kanë dëshmuar edhe me rastin e votimit të Demarkacionit i cili ka qenë njëri ndër kushtet për tu liberalizuar vizat. 

Tutje Haziri ka shkruar se kjo parti është e angazhuar për stabilitet politik dhe institucional, transmeton tutje “Zëri.info’. 

LEXO EDHE: Haradinaj për LDK-në: Po punojnë kundër liberalizimit të vizave
Ky është postimi i plotë i Lutfi Hazirit:

Zotni kryeminister, si nënkryetar i LDK, prezenca në samitin e EPP në Sofje para liderëve, kryeministrave, presidentëve të shteteve të BE dhe Ballkanit Perëndimor, ka qenë në funksion të agjendës se Republikës, ku liberalizimi ka qenë kërkesë kryesore. Në funksion të kësaj, ka qenë takimi me kryetarin e EPP, Dole, kryetarin e PE, Tajani, kryetari GP EPP, kryetari e KE, Tusch, komisionerin Han e shumë peronalitete tjera.

Ne kemi nenvizuar këtë qëllim dhe fakti që LDK ka votuar për largimin e kushtit të fundit politik - Demerkacionin me Malin e Zi, tregon çfarë ne kemi bërë dhe ne jemi ata që po e sjellim liberalizimin e vizave.

Zotni kryeministër, pengesat i ke brenda qeverisë dhe partner e tuaj qeverisës. Aty kërkoje fajtorin e agjendën shtetformuese dhe integrimet euroatlantike.

LDK është partner pa të cilin nuk bëhet ky proces i sukseshëm.

E, zgjedhjet e brendshme të LDK janë të ndara nga këto zhvillime sepse mbahen në maj 2019.

Ne jami të angazhuar për stabilitet politik e institucional duke ndihmuar edhe në dialogun e brendeshem politik, agjenden euroatlantike të Kosovës e liberalizimin e vizave, por në temat tjera duhet të dakordohemi në tryezën e partive.

“Në LDK është hap një garë për kryetar të LDK-së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq, me gjet tema”, tha Haradinaj, në një intervistë për RTK.

Ai po dyshon se kjo parti po dërgon mesazhe jo të mira për Kosovën në Evropë sa i përket liberalizimit të vizave.

 “Kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtarë të PPE-së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK-ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh”, tha Haradinaj. /ZERI