Shefi i BE-së në Serbi: Kosova kushti kryesor për Serbinë në BE

Aktuale May 20, 2018 - 07:52
Detajet

 

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Sam Fabrici, tha se Kosova është një element kyç për pranimin e Serbisë në BE.

“Normalizimi i marrëdhënieve me Prishtinën dhe përparimi në fushën e demokratizimit dhe sundimit të ligjit janë dy shtytësit kryesorë për hyrjen e Serbisë në BE. Sigurisht se Kosova është elementi kyç”, tha Fabrici për edicionin e së dielës të së përditshmes serbe “Blic”

LEXO EDHE: Ambasadori suedez: Ushtria e Kosovës formohet vetëm në këtë mënyrë

Ai tha se BE ka lënë të kuptohet se sa është e rëndësishme kjo,  prandaj për këtë shkak është duke ofruar ‘shërbime të mira’ në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.
I pyetur nëse Serbia do të duhej t’i thoshte PO pavarësisë së Kosovës, Fabrici tha se BE ka një qasje neutrale ndaj statusit dhe se nevojitet normalizimi i plotë i marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës në formën e një marrëveshjeje ligjërisht detyruese.

“Nëpërmjet dialogut, BE ofron shërbime të mira për të arritur këtë qëllim”, shtoi Fabrici.
Ai tha se formati i dialogut nuk do të ndryshojë dhe se do të vazhdojë të jetë i përfshirë Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogerini