Ambasadori suedez: Ushtria e Kosovës formohet vetëm në këtë mënyrë

Aktuale May 19, 2018 - 22:35
Lexo detajet

Edhe pse nuk kanë dhënë ndonjë datë për transformimin e FSK-së në ushtri, drejtues të qeverisë po shprehen të bindur se shumë shpejt do të ndodhë transformimi.

Përmendën si mundësi që kjo të ndodhë edhe përmes avancimit të bazës ligjore.

Por, kjo gjë po kundërshtohet nga ambasadat e akredituara në Kosovë.

Ambasadori i Suedisë në Kosovë, Henrik Nilsson, për RTV 21 tha se Transformimi duhet të ndodhë përmes ndryshimeve kushtetuese.

“Ne jemi të parët që e kemi njohur Kosovën dhe e dimë që çdo shtet e katë drejtën e vetëvendosjes dhe marrjes së vendimeve kur bëhet fjalë për politikat e sigurisë. Por rekomandimi ynë është që transformimi i FSK-së në ushtri të bëhet përmes ndryshimeve kushtetuese”, tha ai.

Diplomati suedez tha se është duke punuar ngushtë me akterë të ndryshëm, si: Qeverinë dhe  shoqërinë civile, për ta sjell Kosovën pranë BE-së.

Duke folur për procesin e liberalizimit të vizave, ai tha se Suedia e mbështet Kosovën në këtë proces.

“Është e rëndësishme për Kosovën e vëna nga Komisioni Evropian”, tha Nilsson.