Haradinaj për LDK-në: Po punojnë kundër liberalizimit të vizave

Aktuale May 19, 2018 - 22:33
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës po punon kundër liberalizimit të vizave.

Ndërkohë Haradinaj kërkesat për zgjedhje të reja nga zyrtarë të kësaj partie i quan pjesë e garës për të parin e kësaj partie.

LEXO EDHE: Haradinaj: Statuti i Asociacionit në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

“Në LDK është hapë një garë për kryetar të LDK’së dhe tani ata po mundohen me gjet armiq me gjet tema”, tha Haradinaj.

Ai beson se kjo parti po çon mesazhe të këqija për Kosovën në Europë sa i përket liberalizimit të vizave.

“Mirë është me u fokusu, me i ndihmu qeverinë në këtë rast për liberalizim të vizave. Mirë është nga LDK’ja mos me gabu me ndonjë porosi që e çojnë te Partitë Popullore a diku. Mos me çu porosi të gabuara që mos me na u aprovu liberalizimi i vizave. Nuk është mirë me dhënë skepticizëm që p.sh: nëse ndodh liberalizimi kish me pasë refugjatë. Nuk është kështu, nuk do të ketë refugjatë”, shpjegoi Haradinaj në emisionin ‘Debat’ në RTK1.

“Kaniher e kam përshtypjen që pas takimeve me zyrtar të PPE’së nuk janë nda të bindur që e meritojmë liberalizimin. E kam një frikë që një pjesë e opozitës është kah bon kundër liberalizimit të vizave. Nuk është mirë. Pikërisht mendoj te LDK’ja. I lus mos të bëjnë kësi gabimesh’, theksoi shefi i ekzekutivit.