Haxhiu për përleshjen Haliti, Gashi: Ndeshen e duket se përleshen

Aktuale May 18, 2018 - 19:15
Ja çfarë thotë ajo tutje

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka komentuar përleshjen fizike që ndodhi në Kuvendin e Kosovës në mes të nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti dhe deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se kjo përleshje mund të jetë  e rrejshme, dhe se duan që të besojmë se koalicioni LDK-PDK në Pejë është i rrejshëm.

Postimi i plotë i saj:

Arben Gashi dhe Xhavit Haliti u përleshën fizikisht sot në Kuvend. Situatë primitive primitivësh? Ndoshta edhe kjo. Por, që të dy këta vijnë nga Peja dhe mbase duan që të besojmë se koalicioni LDK-PDK në Pejë është i rrejshëm. Më parë e rrejshme ishte vetë kjo përleshje. E vërteta e tyre është koalicioni. E vërteta e tyre është se janë bashkë, shumë afër, tepër afër, aq afër saqë po ndeshen. Ndeshen e duket se përleshen.