Në takimin e iniciuar nga Merkel, Thaçi tregon se çka bisedoi me Vuçiqin!

Aktuale May 18, 2018 - 16:28

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në konferencën për media pas Samitit të Sofjes, ka folur për takimet që ka zhvilluar me liderë të shteteve evropiane në margjinat e Samitit të Sofjes, përcjell Gazeta Blic. 

Thaçi ka thënë se në gjitha takime me liderët evropianë ka marrë mbështetje prej tyre.

Presidenti ka treguar se është takuar edhe me presidentin e Serbisë, takim ky i iniciuar nga Kancelaria Angela Merkel.

Në këtë takim, Thaçi tha se ka shprehur gatishmërinë për vazhdimin e dialogut e cila sipas tij do të rezultojë me njohje reciproke.

Sipas, tij edhe liderët tjerë evropianë kanë dhënë mbështetje për një marrëveshje reciproke me Serbinë.

Presidenti i vendit ka vlerësuar se pjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Sofjes është historike, pasi që është hera e parë që Kosova merr pjesë barabartë në një samit të tillë.