Aktuale

Nxënësit komunikojnë live për përgjigjet e testit të semimaturës

Nxënësit komunikojnë live për përgjigjet e testit të semimaturës
18 maj 2018 • 11 : 29

Lexo detajet

Pyetjet për testin e arritshmërisë të cilit i nënshtrohen nxënësit e klasëve të nënta.

Disa minuta pasi ka filluar mbajtja e këtij testi është formuar një grup në Facebook i titulluar "Testi i arritshmërisë 2018- 18 maj". Në këtë grup ka filluar postimi i fotografive të pyetjeve të testit dhe komunikimet për përgjigjet e mundshmë për këtë test.

Megjithatë sot gjatë ditës, Ministri i Arsimit, Shkenvës dhe Teknologjisë tha se nuk kanë informacione për ndonjë rrjedhje të testit.

Janë publikuar pyetje e testit nga lëndë të ndryshme. Ka pyetje të gjuhës angleze, të historisë dhe të gjuhës shqipe. Përveç publikimit të pyetjeve, shumë persona në grup kanë publikuar edhe listën me zgjidhje të sakta të pyetjeve.

Kallxo.com është në pritje të përgjigjeve nga Ministria e Arsimit nëse pyetjet e publikuara në “Facebook” janë të testit që aktualisht është duke u mbajtur.

Image
Image

© zëri.info