Aktuale

Haziri: Kosova lëshoi rastin historik në Samitin e Sofjes

Haziri: Kosova lëshoi rastin historik në Samitin e Sofjes
18 maj 2018 • 11 : 24 Foto: Laura Hasani

Lexo detajet!

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka konsideruar se Kosova ka humbur rastin historik në Samitin e Sofjes, raporton zeri.info.

Sipas tij, pala kosovare ka mundur të paraqitet shumë më dinjitetshëm në këtë samit, mirëpo një gjë e tillë siç ai është shprehur, nuk ka ndodhur.

“Është një rast i mirë që pas Samitit të Sofjes ta shohë realisht edhe qeveria pafuqinë e saj politike për t’i shtyrë proceset përpara. Edhe në ktë samit është lëshuar rasti historik që Kosova të përfaqësohet më dinjitetshëm. Mbi 60 veta morën pjesë, një delegacion shumë i madh”, deklaroi Haziri gjatë një konference të mbajtur sot.

Ai pos kësaj, foli edhe për çështjen e vizave, me ç’rast tha se sa herë që udhëheqësit e shtetit e përmendin këtë çështje, liberalizimi shtyhet nga një vit tutje.

“Çështja e vizave, sa herë që pushtetarët tanë përmendin vizat e shtyjnë nga një vjet. Nuk ka një datë. Nuk duhet lëmë të manipulojnë me data. Komisioni Evropian ka dhënë alarme pozitive për lëvizjen e lirë. Data do të merret nga këshilli i ministrave. Përveç shteteve që nuk e pranojnë Kosovën, ka edhe shtete që kanë hezitime. Ne duhet t'i bindim që Kosova është bashkëpunuese”, ka shtuar ai./Zeri

 

© zëri.info