Si u bë fotografia me Merkel në Sofje, kush e solli Thaçin nga rendi i tretë

Aktuale May 18, 2018 - 11:15
Lexo detajet

Fotografia familjare e liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor dje në Sofje ka prodhuar edhe një moment tjetër interesant në raportet Kosovë –Serbi.

Organizatori i takimit, një mik i Hashim Thacit dhe Aleksandar Vuçiqit, Kryeministri bullgar Boyko Borisov ka luajtur rolin e ndërmjetësit duke shkuar në rendin e tretë për ta marrë Hashim Thaçin duke e realizuar fotografinë që qarkulloi dje e ku shihen Borisov, Merkel, Thaçi e Vuçiq.

“Gjatë përshëndetjes së tyre dhe bisedës joformale, kryeministri i Bullgarisë Bojko Borisov shkoi tek presidenti i Kosovës Thaçi, i cili ishte në rendin e tretë, e mori me vete dhe të gjithë ata u bashkuan në bisedën Merkel, Vuçiq, Thaçi, Borisov, që në samit u komentua si një dëshirë e fuqishme e kryeminstrit bullgar Borisov që të gjitha vendet tëprezantohen të barabarta dhe që Kosova dhe Serbia të kenë një komunikim sa më normal në këtë samit” njofton Deutsche Welle.

Siç dihet dje Kryeministri Spanjoll Mariano Rajoy dje e ka bojkotuar samitin BE –Ballkani Perëndimor.

Dokumenti përfundimtar është miratuar nga të gjitha vendet e BE, ndonëse Spanja ishte e vetmja e cila u përfaqësua vetëm në nivel ambasadori.

Dokumenti parashikon vazhdimin e mbështetjes së procesit integrues të Ballkanit Perëndimor në BE.

Në 17 pikat e miratuara të Deklaratës thuhet se vendet e BP duhet të bashkëpunojnë mes vete, duhet të luftojnë dukuritë negative si korrupsioni dhe krimi i organizuar, duhet të bashkëpunojnë në çështjet e sigurisë, evitimin e migrimeve, forcimin e bashkëpunimit ekonomik, luftimin e trafikimit të drogës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, ndërmarrjen e masave për një siguri në luftën kibernetike, luftimin e terrorizmit etj..

Por në këtë dokument nuk flitet për anëtarësimin e vendeve të BP në BE apo ndonjë kohë të caktuar se kur do të mund të ndodhte kjo.

Image 
Image