Më mirë në VV apo në PSD? Përgjigjet Molliqaj

Aktuale May 17, 2018 - 21:29
Lajmet

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është pyetur në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, nëse është ndier më mirë në Lëvizjen Vetëvendosje dikur, apo ndihet më mirë sot në PSD.

Molliqaj ka thënë se për të dhënë përgjigje në këtë pyetje, i duhet të mendohet.

“Nuk e kam bërë angazhimin politik në të kaluarën në bazë të ndjenjës, rahatisë”, është shprehur ai.

Molliqaj ka folur në T7 edhe për ndarjen e VV’së.

Ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të bindjeve politike.