Hapet konferenca katër ditore 'Diaspora Flet'

Aktuale May 17, 2018 - 19:21
Lexo detajet

Ka filluar në Prishtinë konferenca katër ditore “Diaspora Flet”, në kuadër të nismës për dialogun e strukturuar për të drejtat e Diasporës e cila implementohet nga organizata “Germin”.

Pjesë e kësaj konference janë ministri i Diasporës në Pandeli Majko, ministri i Diasporës në Kosovë Dardan Gashi, Edmond Azemi ministër për marrëdhëniet me Diasporën po ashtu edhe biznesmeni Lazim Destani e shumë biznesmen të tjerë të njohur nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe më gjerë, raporton Zëri.info.

Kingsley Aikins drejtor i “Diaspora Matters” nga Irlanda tha se është ngazëllyer me diasporën kosovare dhe se është emocionues kur flet para tre ministrave e para shumë përfaqësuesve shtetëror.

“Pse jam sot këtu është sepse ajo më ftoj të jem këtu, dhe unë thash se do të vijë, kjo pasi që jam i ngazëlluar me diasporën e Kosovës. Jam paksa emocionues po flas para tre ministrave dhe po mendoja kam qene në Kosovë dhe papritmas po njoh edhe disa njerëz. Jam këtu të flas për Diasporën dhe zhvillimin e saj, diaspora ndërlidhet me ekonominë. Diaspora mund të jete një definicion i gjerë, ndërtimi i rrjeteve është shumë më rëndësi. Diaspora ka rëndësi shumë sepse kanë ndryshuar gjithçka, teknologjia dhe gjithçka, ndërsa tani është ndryshe, në të kaluarën kë qenë më vështirë, kurse tani njerëzit janë më ndryshe mund të komunikojnë të kenë afërsi”, tha Aikinis, raporton Zëri.info / Zëri