Aktuale

Thaçi firmos marrëveshjet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BE-së

Thaçi firmos marrëveshjet me liderët e Ballkanit Perëndimor në Samitin e BE-së
17 maj 2018 • 16 : 26

Udhëheqësit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, kanë nënshkruar marrëveshjet e deklaratës së tyre të përbashkët të miratuar bashkë me udhëheqësit e Bashkimit Europian, e paraparë për Samitin e Sofias.

Ndërsa ka hedhur firmën e tij në këtë ditë të cilën e konsideron historike për Kosovën, është parë edhe Presidenti i vendit Hashim Thaçi bashkë me homologët e tij të pranishëm.

Për më shumë ja fotogalerinë kur liderët firmosin marrëveshjet e arritura të Samitit të sotëm të Bashkimit Europian me vendet e Ballkanit Perëndimor në Sofia të Bullgarisë.

Statusi i plotë i Thaçit: 

Jam i lumtur që sot në Sofje, në emër të Republikës së Kosovës nënshkrova një deklaratë të përbashkët me përfaqësuesit e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, për të mbështetur një agjendë digjitale për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Kosovën. Ky është një hap konkret drejt uljes së kostos së romingut në rajon dhe me Bashkimin Evropian.

Jetësimi i kësaj agjende digjitale është një lajm shumë i mirë për të gjithë konsumatorët dhe një përfitim i qartë i procesit të integrimit. Gjithashtu, kjo do të ndihmojë edhe nisjen e një pakoje të konsiderueshme të asistencës teknike për identifikimin e investimeve të mundshme digjitale dhe për të filluar një dialog të rregullt të rregullatorëve të Teknologjive, Informacionit dhe Komunikimit me Komisionin Evropian. Agjenda Digjitale për Ballkanin Perëndimor do të lansohet gjatë Asamblesë Digjitale në Sofje, më 26 qershor. HTH

Image

Image

Image

Image

© zëri.info