Aktuale

Haradinaj: Çështje javësh lajmi për vizat

Haradinaj: Çështje javësh lajmi për vizat
17 maj 2018 • 16 : 21

Lexo detajet

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradianj përmes rrjetit social “Facebook”, ka shkruar se është çështje javësh kur Kosova do të marrë lajmin për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave, transmeton“Zëri.info”.

Haradinaj ka thënë se Samiti i Sofjes është rast i mirë për tu treguar liderëve evropian se Kosova e ka të sigurt perspektivën euro-atlantike.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Është çështje javësh kur Kosova do të marr lajmin për vlerësimin e përmbushjes së kritereve për liberalizimin e vizave.

Samiti i Sofjes ishte rast i mirë për t’i treguar të arriturat e Kosovës përpara liderëve europianë dhe Deklarata e Përbashkët është një dëshmi që Kosova e ka të sigurtë perspektivën euro-atlantike.

Kosova përfundimisht është palë në raport me BE dhe duhet avancuar këtë marrëdhënie.

Prej orës 17:30, ju ftoj ta ndiqni intervistën time në emisionin "Info Magazinë" të Klan Kosovës.

RH

© zëri.info