Thaçi: Kemi nevojë për mbështetjen e BE-së

Aktuale May 17, 2018 - 15:42
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Punëve të Jashtrme Behgjet Pacolli, po marrin pjesë në Samitin e Sofjes, raporton “Zeri.info”.

Presidenti Hashim Thaçi sapo ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”,  në të cilën shihen së bashku të gjithë përfaqësuesit e shteteve të ndryshme që kanë marrë pjesë në këtë Samit, përcjell “Zeri.info”.

Thaçi në mbishkrimin e kësaj fotografie ka shkruar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e Bashkimit Evropian dhe se sipas tij, Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane.

Postimi i plotë i Thaçit:

Ballkani Perëndimor ka nevojë për mbështetjen e BE-së që të forcojë edhe më tutje marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Është shumë e rëndësishme për ne agjenda konkrete që ka nisur Bashkimi Evropian, me prioritet dhe me trajtim të barabartë për gjashtë shtetet e rajonit tonë.

 Kosova do të mbetet e përkushtuar në kultivimin e vlerave dhe parimeve evropiane.

Së bashku mund ta bëjmë Evropën një vend më të sigurt dhe më të mirë për të jetuar.

Image