Aktuale

Thaçi: Belgjika e ka mbështetur Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit

Thaçi: Belgjika e ka mbështetur Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit
17 maj 2018 • 14 : 06

Lexoni më shumë detaje

Presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili po merr pjesë në Samitin e Sofjes, është takuar edhe me kryeministrin belg, Charles Michel, raporton “Zeri.info”.

Së bashku me zëvendëskryeministrin e Kosovës, Behgjet Pacollin, Thaçi tha se në takimin me kryeministrin belg u diskutua për procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në botë, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Merkel bën bashkë Thaçin e Vuçiqin në Sofje (FOTO)

Presidenti Hashim Thaçi, ka treguar se nga kryeministri belg, Charles Michel, kanë kërkuar mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare. /ZËRI/

Postimi i plotë i Thaçit:

Kosova dhe Belgjika kanë partneritet të mirë në shumë sektorë. Me përvojën e saj, Belgjika e ka mbështetur Kosovën në çdo hap të shtetndërtimit.

Bashkë me zëvendëskryeministrin e parë, Behgjet Pacolli, sot kishim një takim bilateral edhe me Kryeministrin e Belgjikës, Charles Michel, ku diskutuam për procesin e integrimeve euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit shtetëror të Kosovës në botë.

Kryeministrit belg i kërkuam mbështetje edhe për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

© zëri.info