Plani i ri i Perëndimit për Kosovën

Aktuale May 17, 2018 - 13:22
Lexoni më shumë detaje

Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia, transmeton "Zeri.info".

Nuk ka ardhur ende koha që Kosova dhe Serbia të shkëmbejnë territore. Amerika duhet ta ndalë rrëshqitjen e ngadaltë të Kosovës drejt një konflikti të ngrirë. Kosova do të duhet të ketë një ushtri të vogël.

Instituti East West me bazë në SHBA, i kryesuar nga ish ambasadori i SHBA-së në Serbi, Cameron Manter, kështu parasheh rrugën për të zgjidhur çështjen e Kosovës dhe të ardhmen e Kosovës.

Bëhet fjalë për një institut që ka një ndikim në publikun amerikan, ndërsa pikëpamjet që ata vënë në raportet e tyre janë pikërisht pikëpamjet e ekspertëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, raporton zeri.info

Plani i tyre nuk ka të bëjë me planin amerikan për Kosovën, i cili është dorëzuar në Serbi dhe për të cilin ka shkruar portali serb "Blic", por pasi që bëhet fjalë për një Institut amerikan pas të cilit qëndrojnë politikanët më me ndikim, pikëpamjet e tyre vërtetë përfaqësojnë opinionin që mbizotëron në komunitetin profesional amerikan.

Raporti, i titulluar "Koha për Veprim në Ballkanin Perëndimor", që u botua kohët e fundit analizon, siç u shpjegua, nevojën për veprim urgjent dhe novator nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja me qëllim të zgjidhjes së çështjeve “përvëluese” dhe parandalimit të konflikteve potenciale në Ballkanin Perëndimor.

Në rekomandimet kryesore për diplomacinë amerikane kur është fjala për Serbinë, raporti thekson se "Shtetet e Bashkuara duhet të rinovojnë dhe forcojnë marrëdhëniet me Serbinë, shtetin më të madh dhe më të fuqishëm në rajon", transmeton "Zeri.info".

Edhe pse pjesë të këtij raporti janë publikuar tashmë, portali "Kossev.info", i cili ka pasur qasje në vetë dokumentin, njoftoi për detajet e kapitullit në lidhje me Kosovën, të titulluar "Të parandalohet që Kosova ngadalë të rrëshqet drejt statusit të konfliktit të ngrirë".

Konflikti i ngrirë

Kosova po hyn në një konflikt të ngrirë, në të cilin statusi i saj ndërkombëtar do të bëhej realiteti i saj i pafat. Dhjetë vitet e fundit kanë treguar se edhe njohja nga të gjitha vendeve e BE-së, ose nga një pjese e rëndësishme e bashkësisë ndërkombëtare nuk do të ndryshojë statusin e Kosovës me Serbinë, e as të zvogëlojë mbështetjen e Rusisë për obstruksionet e Serbisë. Zgjidhja kërkon që Serbia dhe Kosova të pajtohen për mosmarrëveshjet e tyre mbi shtetësinë e Kosovës.

Tërheqja e KFOR-it

Ky normalizim do të jepte përfitime të prekshme për rajonin. Kjo do të sillte Serbinë më pranë BE-së dhe do t'i lejojë Kosovës të vazhdojë me procesin e anëtarësimit të plotë në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare, përcjell "Zëri".

Për shembull, anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL do të mundësonte një bashkëpunim dhe koordinim më të madh në luftën kundër korrupsionit dhe terrorizmit.

Me kalimin e kohës, me zbutjen e tensionit, normalizimi do të lejonte KFOR-in, që përfshin forca të rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara, për të zvogëluar praninë dhe angazhimin fizik të tij.

Për të parandaluar rrëshqitjen e ngadaltë të Kosovës drejt një konflikti të ngrirë, Shtetet e Bashkuara duhet të inkurajojnë BE-në të ringjallë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Dialogu duhet të çojë në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur nga Serbia. Shtetet e Bashkuara duhet të jenë të gatshme të pranojnë masat që palët bien dakord si pjesë e normalizimit të marrëdhënieve të tyre.

Shkëmbimi i territorit

Në këtë drejtim, SHBA duhet të inkurajojë BE-në të ringjallë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara. Por edhe ky dialog mund të mos arrijë të rezultojë me normalizim.

Një ditë mund të nevojiten sugjerime të reja kreative. Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar mundësinë e një "marrëveshjeje të madhe" që mund të përfshijë shkëmbimin e territorit mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe pse ideja është tërheqëse si një arratisje e re nga rrëshqitje e Kosovës drejt statusit të konfliktit të ngrirë, pikëpamja jonë është se ende nuk ka ardhur kohë për këtë ide – individualisht, ose si pjesë e një pakete të zgjidhjeve që përmbajnë kompromise të tjera, transmeton "Zeri.info".

Nuk është e qartë nëse liderët serbë do të jenë në gjendje të paraqesin një propozim që nuk do të shkaktonte kundërshtim të fuqishëm në Kosovë. Në çdo rast, duke sinjalizuar se kufijtë e Kosovës janë të brishtë dhe të hapur për negociata mund të ketë efekte të dëmshme në të gjithë Ballkanin.

Një ushtri e vogël për Kosovën

Prania e NATO-s në Ballkan është e përkohshme, kështu duhet të mbetet. Detyra e NATO-s është të ndihmojë Kosovën të krijojë një "ushtri të vogël të pajisur me armë të lehta", përcjell më tutje "Zëri". Në një raport të botuar kohët e fundit, "Koha për veprim në Ballkanin Perëndimor" për secilën nga vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë Kosovën, me përjashtim të një përshkrimi të shkurtër të problemit, ofrohen rekomandime për zbatimin e masave në rrugën e pranimit në BE, por edhe për shumicën e vendeve, theksohet se shprehin dëshirën e tyre për t'u bashkuar me NATO-n.

Ndikimi i Rusisë në Serbi

Konflikti i përhershëm gjithashtu përfaqëson një mundësi të vazhdueshme për ndikimin rus në Serbi. Kjo nevojë e madhe për normalizim përballet me pengesa serioze.

Ndërsa të dy vendet arritën mirëkuptim të rëndësishëm për çështje të ndryshme - nga hapja e zyrave përfaqësuese në Beograd dhe Prishtinë, energjinë,  reciprocitetin e diplomave, menaxhimin dhe proceduarat doganore, shumë marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht.

Si minimum, marrëveshjet ekzistuese duhet të përmbushen plotësisht në mirëbesim nga të dyja anët, transmeton "Zeri.info". Lidhur me çështjet kryesore që kërkojnë negociata dhe arritjen e një marrëveshjeje, palët duhet të inkurajohen të bien dakord mbi "hartën rrugore" në nivelin më të lartë që çon në vendimmarrje dhe zbatim.

Pa ndërhyrje

Përveç angazhimit aktiv të Kosovës në këtë dialog, Kosova duhet të ndërmarrë veprime vendimtare dhe të pavarura për të ripohuar angazhimin e saj ndaj parimeve që qëndrojnë në themel të Kritereve të Kopenhagës.

Puna e Dhomave të Specializuara duhet të mbështetet dhe jo të pengohet. Në të njëjtën kohë, SHBA dhe BE duhet të konsultohen mirë në planifikimin e pasojave pas ngritjes së aktakuzave.

SHBA dhe BE duhet të jenë të gatshëm me mesazhe të mbështetjes për stabilitetin e vendit. SHBA duhet të inkurajojnë BE të riafirmojë që Kosova mbetet në një rrugë të besueshme për pranim, ndonëse mbetet shumë për t'u bërë.

Serbisë duhet t’i bëhet e qartë se ajo ka qasjen e saj e cila kërkon njohjen e Kosovës dhe mirëkuptimin se, kur Serbia të hyjë në BE, ajo nuk mund të pengojë anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Union"./Zeri