Merkel: Ballkani i sigurt është interes i BE-së

Aktuale May 17, 2018 - 12:27
Lexoni më shumë detaje

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel ka thënë se është në interes të Bashkrimit Evropian që Ballkani të jetë sigurt dhe i zhvilluar ekonomikisht, transmeton “Zeri.info”.

“Për hir të paqes dhe sigurisë për të gjithë ne, është e rëndësishme që të kemi një Ballkan Përëndimor të sigurt dhe që është ekonomikisht mirë i zhvilluar”, ka thënë Merkel në Sofje, përcjell “Zeri.info”.

Më tej, Merkel ka përshëndetur qëndrimin e liderëve të BE-së për zgjerimin e bashkëpunimit për afrimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. /Zëri/