Hahn nga Sofja: Normalizimi gjithëpërfshirës Kosovë - Serbi, çelësi për stabilitetin rajonal

Aktuale May 17, 2018 - 11:45
Lexoni më shumë detaje

Ka filluar Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Para fillimit të këtij Samiti, komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe me atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Me këtë rast Hahn ka theksuar edhe një herë se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është çelësi për stabilitetin e rajonit dhe rrugën drejt integrimeve.

Ky është postimi i Hahn në Twitter:

Normalizimi gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për stabilitetin rajonal dhe për përparimin në rrugët e tyre përkatëse #EU.