Kërkohet zbatimi i ligjit për të drejtat e komunitetit LGBTI

Aktuale May 17, 2018 - 11:10
Lexoni më shumë detaje

Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, ka vizituar ekspozitën e fotografive “That’s Why”, e hapur nga komuniteti LGBTI, me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Homofobisë dhe Transfobisë, raportin Zëri.info

Me këtë rast ajo ka thënë se kjo konfirmoj se do të promovojnë të drejtat e komunitet LGBTI në Kosovë.

Image

Sipas saj ligjet në Kosovë janë shume të mira por sfidë mbetet implementimi i tyre.

Ajo ka konfirmuar përkrahjen e saj për këtë komunitet dhe ka thënë që prapë do te jetë pjesë e paradës së krenarisë.

Henrik Nilson ambasador i Suedisë në Kosovë, ka treguar për qasjen e Suedisë karshi këtij komuniteti, raporton “Zeri.info”. 

“Në Kosovë, jam i lumtur për ne Qeveria e Suedisë të drejtat e LGBTI-së, i trajton si të drejta njerëzore, ne punojmë me Kosovën për të promovuar të drejtat. Është shumë me rëndësi që Qeveria e Kosovës të promovoj të drejtat e këtij komuniteti”, tha ai, raporton “Zeri.info”

Blert Morina pjesë e organizatës “Cel” ka treguar për historikun e kësaj feste që “Nga viti 2015 kjo është festuar si ditë ndërkombëtare, që nga fillimi i shënimit të kësaj date organizatat kanë dhënë arsye për këto aktivitete dhe prapë se prapë janë kritikuar”, tha ai, raporton “Zeri.info”.

Ai po ashtu shtoi se kjo ekspozite ka për të vënë në pah gjuhën e urrejtjes, dhe se qëllimi i kësaj ekspozite është që të respektohet ligji për këtë komunitet.

I pranishëm ishte edhe ambasadori Delawie i cili me këtë rast tha se sot ka dalur të tregoj mbështetje për këtë grup

Image

“Sot është dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë (IDAHOT)jam këtu të tregoj mbështetjen e SHBA-ve për të drejtat e njeriut, dhe personave LGBTI në Kosovë është jetike që qytetarët të tregojnë mbështetje për këta persona”, tha ai, raporton “Zeri.info”

Sipas tij është dita e duhur për këtë aktivitet.

“Kjo ekspozitë po mbahet në kohë sepse personat LGBTI po përballen me dhunë jo vetëm ne internet por edhe prapa dyerve të mbyllura”, shtoi ai.

Sipas tij Kosova ka përparuar sa i përket kësaj çështjeje, i përgëzoj të gjithë që kanë punuar me ngulm, mos heqin dorë ShBA-të janë pran jush./ZERI/