“Projektligji për Qeverinë pothuajse gati”

Aktuale May 17, 2018 - 11:08
Lexoni më shumë detaje

Besnik Tahiri, kryesues i Komisionit për hartimin e Projektligjit për Qeverinë pas mbledhjes së parë të këtij komisioni tha se ky ligj është pothuajse gati dhe po diskutohet mes anëtarëve të komisionit me qëllim që ligji të jetë i plotë raporton "Zeri.info"

“Ky ligj në një anë bashkë me tri ligje tjera, ligji që rregullin administratën publike, ligji që rregullon funksionin publik, dhe ligji për pagat janë kornizat e një administrate të rregullt  dhe me këtë arrihet një kornizë ligjore që e rregullon punën e administratës së shtetit”, tha Tahiri.

Duke folur rreth kohës se kur do të formohet ky ligj, ai tha ligji është pothuajse gati.

"Kjo pako e ligjeve është pothuajse gati, dhe që të mos bien ndesh këto ligje duhet të fillojmë procesin tani dhe mbi këtë bazë të ndërtojmë një kohezion më i mirë ligjor të politikë bërjes së Qeverisë", theksoi ai.

Ndërsa Tahiri tregoi se në mbledhjen e sotme të komisionit u dakorduan për hapat e ardhshëm të formimit të këtij ligji.

"Sot u dakorduan që ky proces të i nënshtrohet një rishikimi të ekspertëve të kësaj fushe, të i paraprijë një analize dhe pastaj në një agjendë kohore të e sjellim tek Qeveria këtë ligj e pastaj edhe tek parlamenti", tha ai.

Ai mes tjerash theksoi se përmes këtij ligji do të krijohet edhe hierarkia e pagave për institucionet e vendit, për shkak që sipas tij ka një disbalanc në mes të nivelit të pagave./Zeri/

Image