Thaçi tregon çfarë kërkoi nga Triparis

Aktuale May 17, 2018 - 10:51
Flet presidenti Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në Samitin e Sofjes në Bullgari është takuar edhe me kryeministrin e Greqisë, , Alexis Tsipras, raporton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Tusk, Hahn, Thaçi dhe Vuçiq bëhen bashkë në Samitin e Sofjes (Foto)

Thaçi përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka bërë të ditur se nga , Tsipras ka kërkuar mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian, raporton “Zeri.info”.

Postimi i plotë i Thaçit:

Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, diskutuam rreth intensifikimit të bashkëpunimit në rajonin tonë dhe rritjes së shkëmbimeve ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

Nga kryeministri grek kërkova mbështetje edhe për procesin e liberalizimit të vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. HTH