Thaçi: Samiti i Sofjes historik për Kosovën

Aktuale May 17, 2018 - 08:32
Lexoni më shumë detaje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili së bashku me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, po marrin pjesë në Samitin e Sofjes, raporton “Zeri.info”.

Presidenti Thaçi sapo ka publikuar një fotografi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social “Facebook”, teksa shihet se ekipi përfaqësues i Kosovës është duke bërë konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë, përcjell “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Këta janë disa prej liderëve që po marrin pjesë në Samitin e Sofjes

“Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë i presidentit Thaçit:

Në konsultimet e fundit para nisjes së Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Ky samit i përbashkët është historik dhe me rëndësi të madhe për Republikën e Kosovës dhe tërë rajonin tonë. HTH