Aktuale

Haziri kërkon liberalizimin, integrim më të shpejtë dhe investime më të mëdha

Haziri kërkon liberalizimin, integrim më të shpejtë dhe investime më të mëdha
16 maj 2018 • 22 : 03

E Fundit

Nënkryetari i LDK-së, njëherit kryetar i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri dhe anëtari i kryesisë së LDK-së, Arban Abrashi sot po qëndrojnë në Sofia të Bullgarisë, në Samitin e Partive Popullore Evropiane, ku po zhvillohen takime pune në prag të Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perendimor, transmeton “Zëri.info”.

LEXO EDHE: Delawie ka një paralajmërim të rëndësishëm për Kosovën

Zyra për informim e LDK-së ka njoftuar se gjatë punimeve të Samitit, nënkryetari i LDK-së, Haziri ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, çartësimin e procesit të integrimit evropian si dhe investime më të mëdha infrastrukturore nga BE-ja.

Partitë Popullore Evropiane gjithashtu miratuan një deklaratë, ku ftohen vendet e Ballkanit Perendimor, të kultivojnë marrëdhënie të mira fqinjësore dhe ku sovraniteti dhe integriteti i shteteve duhet respektuar. /ZËRI

Image

 

© zëri.info