Shoqëria civile angazhohet në gjetjen e zgjidhjes së mbetjeve medicinale në Ferizaj

Aktuale May 16, 2018 - 21:26
Lexoni më shumë detaje

Sikur shumë qytete të Kosovës, edhe qyteti i Ferizajt përballet me mbetjet medicinale, raporton “Zeri.info”.

Mirëpo, shumë shpejt këtij shqetësimi do t’i vije fundit.

Duke pas parasysh se në këtë komunë mungon ndonjë kompani e cila merret me bartjen dhe asgjësimin e mbetjeve medicinale,  shoqata “Ekovizion” në bashkëpunim më rrjetin e organizatave të shoqërisë civile “AVONET”, është përkujdesur që ti jap fund këtij shqetësimi, përcjell “Zeri.info”.

Përmes një njoftimi për media “AVONET”, ka bërë të ditur se kjo shoqatë në bashkëpunim me “Ekovizion”-in, gjatë ditës së sotme ka organizuar një tryezë për këtë problem.

Sipas “AVONET”, granti për zgjidhjen e këtij problemi është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF), raporton “Zeri.info”.

Njoftimi i plotë:

“Menaxhimi i mbeturinave medicinale”

Sot, Ekovizioni në bashkëpunim më rrjetin e organizatave të shoqërisë civile “AVONET” realizuan edhe një tryezë mbi diskutimin e menaxhimit të mbeturinave medicinale në komunën e Ferizajt.

Gjatë kësaj tryeze u theksuan disa gjëra të cilat kryesisht kishin të bëjnë me administrimin e barnave me afat të skaduar, mungesa e kompanive që bëjnë bartjen dhe asgjësimin e mbeturinave medicinale, hedhja e tyre neper kontejner komunal dhe ndikimi që mund ta kenë këto lloje të mbeturinave në shëndetin e njeriut.

Ky grant është financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

Image

Image

Image