Protokolli bullgar bllokon rrugët për presidentin Thaçin (FOTO)

Aktuale May 16, 2018 - 21:23
‘Zeri.info’ ka arritur të sigurojë fotografitë

Kryeqyteti bullgar është bllokuar pothuajse tërësisht.

Një ditë para mbajtës së Samitit historik të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimorë, raporton "Zeri.info".

Në Sofje tashmë kanë arritur mbi 30 lider të shteteve anëtare të BE-së, në mesin e tyre edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe lider të Shteteve të Ballkanit.

Gjatë tërë ditës, një pjesë e madhe e rrugëve të qendrës së Sofjes kanë qenë të bllokuara të eskortave të shumta të liderëve, pjesëmarrës në këtë Samit.

Në fotot e siguruara nga “Zeri.info”, shihet eskorta e protokollit shtetëror bullgar që është rezervuar për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Thaçi tashmë ka zhvilluar takimet e para në Sofje, me përfaqësuesen Mogherini dhe presidentin serb, Vuçiq. /ZËRI/

Image

Image

Image