Teoria shokuese e historianit serb: Thaçi e Daçiq janë familjarisht të afërm (VIDEO)

Aktuale May 16, 2018 - 16:08
Lexoni më shumë detaje

Petar Askraba Zagorski, një historian dhe që e quan vetën ekspert të mbiemrave, ka spekuluar për afërsinë familjare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të ministrit të jashtëm serb, Ivica Dacic.

Ai ka thënë se ata dy janë të afërm mes vete, pasi vijnë nga e njëjta familje.

Sipas tij, Thaci fillimisht mbiemrin e kishte Danilovic, dhe se ata me Dacicët kishin paraardhës të përbashkët të quajtur Daca, përcjell gazetametro.net.

“Hashim Thaçi e ka origjinën nga Daçic Danilovici … Në fund të shekullit të 19-të familja e tij kaloi në islam. Familja e vjetër Dacic ishte një familje shumë e mirë… Ata vijnë nga Daca. Disa prej tyre morën mbiemrin Danilovic dhe të tjerët Dacic… Familja e Thaçit kaloi në islam në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, kështu që ata vështirë se do të mund të merren vesh mes vete, ngase vijnë nga e njëjta linjë”, thotë Askraba.

Ai edhe Haradinajn e bën serb, duke thënë se ai ka orgjinë nga Kuca nga gjinia Drekalovic, linja Vujosevic.

“Mbiemri i mëparshëm i familjes së tij ishte Gjokaj”, ka thënë Askraba.