Rrugët që po vazhdojnë ta mbajnë të ‘bllokuar’ kryeqytetin (FOTO)

Aktuale May 16, 2018 - 16:00
Lexoni më shumë detaje

Janë bërë gati dy muaj që kur kanë filluar punime në rrugën “Fehmi Agani” dhe Hajdar Dushi”, raporton “Zeri.info”.

Në këto dy rrugë ishte paraparë që të bëhet rregullimi i kanalizimit fekal dhe atmosferik, si dhe rregullimi i sistemit të ujësjellësit.

Por menjëherë pas fillimit të punimeve në këto dy rrugë, Komuna e Prishtinës kishte njoftuar se këto punime do të zgjasin 60 ditë dhe se të gjitha punimet do të përfundojnë brenda afatit të caktuar, raporton “Zeri.info”.

Pikërisht më 28 maj të këtij viti bëhen 60 ditë kur kanë filluar këto punime dhe që nga dita e parë e deri më tani vazhdon bllokimi i këtyre rrugëve.

Bllokimi i këtyre dy rrugëve ka bërë që të vështirësohet trafiku rrugorë në këtë pjesë të qytetit.

“Zeri.info”, ju sjell fotografi që janë realizuar gjatë ditës së sotme.

Image

Image

Image

Image

Image

Image

Image

 

Image

Image