Bushati: Të gjitha veprimet e Rusisë çojnë në një drejtim

Aktuale May 16, 2018 - 13:58
Lexoni më shumë detaje

Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati tha se samiti i nesërm në Sofje, mbahet në mes të përpjekjeve të Rusisë për të forcuar ndikimin e saj në rajon, transmeton "Zeri.info".

"Rusia është kundër zgjerimit të NATO-s në rajon dhe është duke u përpjekur për të shtypur reformat pro-europiane", tha Bushati për portalin e Brukselit, EUobserver, transmeton zeri.info

Bushati tha se Moska nuk do të humbasë një mundësi, kur është fjala për shfrytëzimin e problemeve rajonale dhe se Perëndimi duhet të i kushtoj vëmendje ndërhyrjes ruse në vendet që janë liderë në procesin e anëtarësimit në BE – Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, sepse Moska është e gatshme për të nxitur tensionet nacionaliste që do të ngadalësonte progresin, transmeton zeri.info

"Nacionalizmi inkurajojnë palët e treta (Rusia), interesi i së cilës do të mund të jetë në plan të parë jostabiliteti sesa stabilitetit. Ky është një parim i rrezikshëm nga i cili duan të përfitojnë", tha ministri shqiptar, përcjell "Zeri.info".

Kur është fjala për Serbinë, Bushati theksoi se kompania ruse Gazprom shtrihet atje për shkak të interesave gjeopolitike, ndërsa Mali i Zi, i cili ka qenë një shesh lojërash për oligarkisë rus, edhe pse në ndërkohë është bërët anëtar i NATO-s, ende mbetet i ndjeshëm ndaj ndërhyrjes politike të Rusisë.

"Edhe në Shqipëri, gjithashtu një anëtare e NATO-s, ku ne menduam se ishin të imunizuar ndaj ndërhyrjes ruse ... nisi një hetim ndaj pretendimeve se kundërshtarët tanë politik kanë marrë mbështetje financiare nga Rusia në kundërshtim me ligjin tonë," shtoi ai./Zeri