Haziri i reagon Tahirit: Ne ua dimë adresën dhe të bëmat

Aktuale May 16, 2018 - 09:50
Detajet

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri i ka reaguar ministrit të PDK-së, Abelard Tahirit, i cili mbrëmë në një emision televiziv ka thënë se koalicioni nuk ka asnjë rrezik ka partia opozitare LDK.

Tahiri gjithashtu kishte thënë se LDK është parti pa adresë, mirëpo kësaj deklarate i është kundër Haziri i cili ka thënë se partia e tij ka adresë, transmeton lajmi.net.

Përveç kësaj, Haziri thotë se “Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”.

“Në vend të reagimit për Abelardin e drejtësisë. Abelard, për ironi, adresa e LDK është në rrugën UÇK pn. Aty na gjeni. Ne jau dimë adresën dhe të bëmat. Bani gati boxat me i bartë nga zyrat e shtetit!”, ka shkruar ai në Facebook.