Vuçiq tregon se ka luajtur shah me Safet Gërxhaliun

Aktuale May 15, 2018 - 21:50
Lexo detajet

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në intervistën për Klan Kosovën ka treguar edhe një detaj interesant se si në lojën e shahut është ballafaquar me disa shqiptarët të cilët kanë qenë të mirë në këtë lojë.

Ai madje ka thënë se ka luajtur shah edhe me Safet Gërxhaliu, transmeton “Zeri.info”.

LEXO EDHE: Vuçiq: Ky është dallim im me liderët evropianë kur shkojnë në Moskë

“Gjatë shërbimit ushtarak duke kërkuar kundërshtarë në shah gjithmonë kam hasur në shqiptarë që kanë qenë të vetëmësuar apo kanë lozur me të vjetrit që lozin shah dhe ata kanë qenë gjithmonë kundërshtarët më të fuqishëm... Këtu kam takuar njerëz siç ka qenë Gërxhaliu nga dhoma e tregtisë apo të tjerë që nuk kanë dashur të jenë publik për shkak të punëve të tyre në Serbi”, ka thënë Vuçiq. /Zëri/