Vuçiq: Ky është dallim im me liderët evropianë kur shkojnë në Moskë

Aktuale May 15, 2018 - 21:38
Lexo detajet

Presidenti serb, Aleksanar Vuçiq në intervistën për Klan Kosova ka folur për raportet e Serbisë me Rusinë.

Ai ka thënë se Serbia ka raporte të mira më Rusinë dhe se nuk turpërohen me këtë fakt. Sipas Vuçiq ekziston një dallim në mes të tij dhe të liderëve tjerë evropianë kur shkojnë në kryeqytetin e Rusisë, transmeton “Zeri. Info”.

LEXO EDHE: Vuçiq për arrestimin e Gjuriq: Ata kanë dashur ta poshtërojnë

“Serbia ka marrëdhënie të mira me Rusinë dhe Serbia nuk turpërohet për këtë dhe ne këtë nuk e fshehim nga askush. Unë këtë e them në çdo vend. E dini ekziston një dallim i vogël mes meje dhe liderëve të tjerë evropian dhe këtë ta thonë në sy. Unë kur shkoj në Moskë Putin e di se ne jemi në rrugën evropiane dhe këtë e them edhe në konferencë të përbashkët për gazetarët. Shumë nga Bashkimi Evropian kur shkojnë në Moskë harrojnë nga kanë ardhur”, u shpreh presidenti serb.

Më tej, ia ka thënë se Serbia do të ndërtojë raporte të mira edhe me Kinën. /Zëri/