Vuçiq: Nëse Asociacioni është kërcënim, pse e keni nënshkruar

Aktuale May 15, 2018 - 21:26
Lexo detajet

Në intervistën për Klan Kosovën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

I pyetur nga gazetari se a është Asociacioni një tentim për bosnjizim të Kosovës, Vuçiq ka shtruar pyetjen pse e ka nënshkruar Kosovën marrëveshjen për Asociacionin, transmeton "Zëri.info". 

LEXOE EDHE: Vuçiq: Kompromisi me Kosovën, s’guxon të jetë poshtërues për Serbinë

“Pse e keni nënshkruar atëherë. Çfarë kërcënimi? Prisni, përse është ky një kërcënim? Këtë e kemi nënshkruar si detyrim bazë i Prishtinës e jo si një kërcënim pasi për ne kërcënime më i madh kanë qenë të gjitha këto marrëveshje të cilat i kemi nënshkruar”, deklaroi Vuçiq, transmeton “Zeri.info”

Vuçiq ka ngritur pyetjen se pse duhet të konsiderohet e drejt që Kosova të ketë 100 dhe përse nuk mund të mendohet opsioni me 90 apo 50 apo edhe me 30 përqind.

“Kam patur këtu edhe ide në numër më të vogla por që duhet njohur pavarësinë e Kosovës kështu siç është, por edhe një numër të madh të njerëzve që mendojnë që e tërë Kosova duhet t’i takoj Serbisë, e numri më i madh i njerëzve në Serbi që të jemi korrekt dhe ju mund ta konfirmoni ose mohoni këtu tani dhe të ma thoni në sy”, ka thënë ai.

Ai nuk ka dashur të tregoj nëse me Thaçin ka folur ndonjëherë për ndarjen e Kosovës. /Zeri/