Tërnava uron Ramazanin: Agjërimi është shkollë humanizmi

Aktuale May 15, 2018 - 13:52
Detajet

Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava ka uruar të gjithë myslimanët për fillimin e muaji të Ramazanit.

Tërnava në një konferencë për media ka thënë se agjërimi është një kurs edukativ, shkruan “Zëri.info”.

“Në esencë agjërimi është një kurs edukativ, i cili përgjatë një muaji të tërë në mënyrë intensive punon për të formësuar në mënyrë të përsosur personalitetin e besimtarit dhe lidhjet e tij me Zotin dhe të tjerët. Duke na e kujtuar për objektiven kryesore që ka agjërimi, Zoti i madhëruar në Kuranin fisnik thotë: ‘O besimtarë ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat’, mbaron citati”, ka deklaruar Tërnava.

Më tej, Myftiu i Kosovës më tej ka thënë se agjërimi është shkollë humanizmi.

LEXO EDHE: Si do të lëvizë koha e Ramazanit deri në vitin 2020?

“Agjërimi është shkollë humanizmi. Vlerat solidare agjërimin e bëjnë një mundësi më shumë për të zbutur varfërinë dhe për të lidhur pjesëtarët e shoqërisë ndërmjet vete. Mënyra se si arrihet kjo në Ramazan është e rrallë, ose është karakteristikë veç e Ramazanit. Manifestimi i agjërimit duke u larguar nga ushqimi dhe pija, sipas dijetarëve myslimanë është bërë për t’ia kujtuar të pasurit shijen e hidhur të urisë, që të varfrit e kanë përditshmëri, është edukim praktik”, ka shtuar Tërnava, transmeto “Zëri.info”.

Ramazani fillon nesër (më 16 maj) dhe përfundon më 14 qershor. Kurse dita e parë e Fitër Bajramit është më 15 qershor. /ZËRI/