Haradinaj: Do ta përfaqësojmë denjësisht Kosovën në Sofje
Aktuale
May 15, 2018 - 11:59
Lexoni më shumë detaje
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë bëri të ditur se nesër bashkë me presidentin Hashim Thaçi dhe me zëvendëskryeministrin njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, do të jenë në samitin e Sofjes me ç’rast kreu i ekzekutivit tha se do ta përfaqësojnë Kosovën sa më denjësisht, raporton Zëri.Info
LEXO EDHE: Rahoj nuk shkon në Samitin e Sofjes për shkak të Kosovës
“Nesër udhëtoj me Presidentin Thaçi dhe zëvendëskryeministrin Pacolli në Sofje. Në atë pjesën e parë është një agjendë mjaftë qartë e definuar për mua dhe Begjetin. Ata që jemi atje besoj do ta përfaqësojmë denjësisht Kosovën, dy ditë s’do të jemi këtu por do ta përfaqësojmë denjësisht Kosovën”, ka thënë Haradinaj. /ZËRI/