Aktivisti i Vetëvendosjes e konfirmon përleshjen me anëtarin e PSD-së

Aktuale May 14, 2018 - 23:07
Ja çfarë ka thënë ai

Aktivisti i lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi i cili gjatë ditës së sotme u akuzua se e ka rrahur aktivistin e Partisë SocialDemokrate, e ka pranuar se është ai i cili është përleshur me anëtarin e PSD-së, transmeton “Zëri.info”.

Azemi në rrjetin e tij social “Facebook”, ka shkruar se ai këtë veprim e ka bërë pasi që ka qenë i provokuar si dhe nuk e konsideron si veprim të duhur të tij.

LEXO EDHE: Në PSD thonë se anëtari i tyre u sulmua nga aktivisti i Vetëvendosjes

Tuje ai ka thënë se kësaj ngjarje po mundohet ti jepet një konotacion negativ pasi që sipas tij a ka qenë edhe i kërcënuar nga ta. Azemi thekson se në ato momente nuk kishte zgjedhje tjetër.

Ja postimi i plotë i tij:

Të dashur qytetarë, aktivistë, familjarë. Të nderuara media.

Lajmi që po qarkullon në disa portale rreth një sulmi fizik ndaj një antari të PSD-së, qëllimisht po tentohen t'i ipen konetacione politike, për tu viktimizuar e për të mashtruar opinionin.

Është e vërtetë se me përsonin në fjalë kam pasur një kacafytje, dhe jam i vetdijshëm se mënyra se si jam përgjigjur nuk ishte e duhura, por pas një provokimi (fyerje) që morra nga ai përson u kundërpërgjigja në një mënyrë jo adekuate.

Ajo çfarë ka ndodhur ka shqetësuar shumë edhe familjarët e mi, sepse 4 përsona kanë ardhur tek shtëpia ime dhe më kanë kërcënuar. I kërkojë falje gjithashtu edhe familjarëve të përsonit në fjalë sepse sigurisht se janë shqetësuar dhe nuk i dijnë arsyet e ngjarjes.

Ka pasur qindra raste kur jemi provokuar e madje edhe jemi rrahur brutalisht, mirëpo asnjëherë nuk kam vepruar me hakmarrje dhe kam duruar lloj-lloj provokimesh. Mirëpo në atë moment nuk kisha zgjidhje tjetër.

Po e theksoj përsëri se veprimi im nuk ishte zgjidhja e duhur, mirëpo me shpresën që kjo ngjarje të shërbej si mësim për të dy palet, që as mos të provokohet në mënyra të tilla e as mos të bijmë në provokime të tilla.

Ju kërkoj falje sinqerisht, të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo ngjarje! /ZERI