Thaçi për takimin me Merkel: Është hapur rruga e sigurt europiane

Aktuale May 14, 2018 - 21:32
Detajet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se vizita e tij me 9 Maj, Ditën e Europës, në Berlin dhe takimi me kancelaren Angela Merkel, e ka një simbolikë të veçantë.

Ai ka pohuar se me këtë vizitë u pa edhe një herë se Kosova ka të ardhmen të sigurt në Europë.

“Vlerësoj se rëndësia është jashtëzakonisht e madhe për shtetin e Kosovës, për afirmimin tonë, vlerësimin tonë si shtet dhe në të njëjtën kohë, është edhe një vlerësim për përpjekjet për afirmimin ndërkombëtar për vendin”, ka thënë Thaçi në “Zona B” në Klan Kosova.

LEXO EDHE: Vuçiq: Serbët e dinë se zgjidhja e çështjes së Kosovës do të jetë shumë e dhimbshme

“Jemi në rrugë të sigurt europiane dhe këtë rrugëtim e bëjmë bashkë me partnerët. Merkel është shtytësja kryesore edhe për Kosovën edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor. Kjo ishte një vizitë për rrugëtim të sigurt dhe konkret të Kosovës”, tha Thaçi.

“Natyrisht se 9 maj e ka simboliken e vet. Është një mesazh, por në të njëjtën kohë, dua të them se ne s’jemi të frikësuar për të ardhmen europiane, por duam të lëvizim më shpejt. Prandaj ishte konfirmim edhe i kancelares Merkel se do ta mbështesim Kosovën. Është hapur rrugë e sigurt për të ardhmen europiane”, theksoi ai.