Daçiq thotë se Kosova po mashtron për formimin e Asociacionit të Komunave serbe

Aktuale May 14, 2018 - 16:51
E Fundit

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit foli edhe për formimin e ushtrisë së Kosovës ku tha se vetëm disa shtete brenda BE-së e përkrahin  atë siç e quajti ai ‘akreditimin ushtarak’ të Kosovës raporton “Zëri,info”.

“NATO nuk e ka mbështetur ushtrinë e Kosovës por janë disa shtete brenda BE-së që kanë pranuar akreditimit ushtarak të Kosovës që është shkelje e rezolutës 1244”, ka thënë Daçiq.

Ai mes tjerash tha se Serbia mbetet e përkushtuar në dialogun me Prishtinën, porse kjo e fundit nuk është duke e bërë të njëjtën gjë.

LEXO EDHE: Daçiq flet për arrestimin e Gjuriqit në Prishtinë

“Më lejoni të rikujtoj që Serbia është angazhuar në të gjitha pikat përmes dialogut dhe në këtë drejtim ne kemi reflektuar pjekuri, duke përshirë edhe marrëveshjen e Brukselit, mes dy shteteve, por ne i zbatuam shumicën nga to duke përfshirë edhe integrimin e policisë, ndërsa Kosova nuk zbatoi marrëveshjen për formimin e Asociacionit të Komunave serbe”, tha ai.

Ndërsa duke folur për themelimin e grupit punues për Asociacionin nga ana e Kosovës, Daçiq tha se ky është vetëm mashtrim nga ana e Kosovës.

“Kosova nuk po merret seriozisht me këtë por thjesht po mundohet që ta mashtrojë Bashkësinë ndërkombëtare që kinse ka interes. Është e rëndësishme që të dyja shtetet ti zbatojnë marrëveshjet e jo vetëm njëri shtet”, tha ai.

Kujtojmë se Këshilli I sigurimit të OKB-së, po shqyrton raportin e ri tremujor të sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate./ ZERI