Daçiq flet për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit

Aktuale May 14, 2018 - 16:47
Detajet

Ministri i punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daciq, në mbledhjen e rregullt të Këshillit të Sigurimit ka folur rreth dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit me c’rast ka thënë që ky dialog duhet të vazhdoj raporton “Zeri.info”.

”Kosova nuk është një shoqëri shumetnike. Përballet me shumë vështirësi. A ka arritur pajtimi ndërkomuniteteve dhe a janë dënuar ata që kanë kryer krime, a po zbatohen të drejtat e njeriut në Kosovë, mendoj që përgjigjet në këtë nuk janë dhënë”,
LEXO EDHE: Daçiq flet për arrestimin e Gjuriqit në Prishtinë

Është dashur të bëhet shumë për Kosovën është bërë shumë punë por duhet të bëhet ende. Ka kaluar shumë kohë për ti sjellur në një tavolinë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbi8së. Ne mendojmë që e vetmja mënyrë për ta arritur një zgjidhje është dialogu dhe në mendojmë se kjo duhet të vazhdojë. Është e rëndësishme edhe për stabilizimin  rajonit.

Nuk mund të vazhdojmë që të gju7ajmë fjalë të urrejtjes dhe të nxisim dhunë. Kërkojmë nga ju që të jepni një zgjidhje më afatgjate, sepse ndryshimi i misionit të Eulex-it nuk e bën një zgjidhje. /ZERI