Sot në shesh shërbehet bakllava gjigante si harta e Kosovës

Aktuale May 14, 2018 - 15:32
Lexoni më shumë detaje

Sot në Prishtinë do të përgatitet një bakllava gjigante, kjo për nder të Muajit të Ramazanit, që fillon më 16 maj.

Bakllavaja synon të hyjë në rekordin e Librit Guinnes, dhe do të ketë përmasa mbi 2 metra dhe formën e hartës së Kosovës.

Do të shërbehet në orën 14:00 në sheshin “Nënë Tereza” për 4500 persona.

LEXO EDHE: BIK: Muaji i Ramazanit fillon më 16 maj

Organizimin e kanë bërë vullnetarisht disa të rinj nga Prishtina, të cilët kanë marrë mbështetje edhe nga një fabrikë për prodhimin e ëmbëlsirave.

Ata synojnë që kjo bakllavë ta thyejë rekordin e librit Guinnes të cilin e mban Turqia.