Këta janë dy deputetët që kanë më së shumti mungesa në Kuvend

Aktuale May 14, 2018 - 12:27
Ja për kë bëhet fjalë

 

Albert Krasniqi, monitorues në KDI gjatë tryezës së LDK-së ku po diskutohet me përfaqësues të shoqëria civile për punën e Kuvendit, tha se deri më tani sipas KDI vetëm 17% është plotësuar agjenda e Kuvendit të Kosovës në këtë legjislaturë raporton "Zeri.info".

"Vetëm deri në 17% është plotësuar agjenda e Kuvendit. Puna e Kuvendit është e pa organizuar thirren seanca të pakoordinuara. Ka seanca që thirren me deri në 30 pika të ditës që nuk përfundohen, për shkak të pikave të shumta. Kjo e bënë punën e Kuvendit jofunksionale", tha Krasniqi.

Pikërisht në tryezën e LDK-së, Krasniqi përmendi dy deputetët e Kuvendit të Kosovës qe mungojnë nëpër seanca. Sipas të gjeturave të KDI-së, deputetja Teuta Rugova dhe Ramiz Kelmendi janë dy nga deputetët që kanë munguar më së shumti nëpër seanca të Kuvendit.

Duke i numëruar të metat e punës së Kuvendit, Krasniqi tha edhe se problem tjetër në Kuvend është edhe mos votimi i deputetëve që janë të pranishëm në seancë.

"Problem tjetër është edhe kur deputetët janë në sallë por nuk votojnë as pro as kundër as abstenim kështu e bllokojnë votimin. Po ashtu kemi deputet që mungojnë nëpër seanca si rasti i deputetëve të LDK-së, Ramiz Kelmendi dhe Teuta Rugova", tha Krasniqi. /Zëri/