BIK: Muaji i Ramazanit fillon më 16 maj

Aktuale May 14, 2018 - 12:08
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi, rajoni, bota....

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), përmes një komunikate për media ka njofton besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë se Muaji i Madhëruar i Ramazanit fillon ditën e mërkurë më 16 maj 2018.

LEXO EDHE: SONDAZH: Ramazani po afrohet. A do të agjëroni?

Më tutje në këtë njoftim theksohet se me rastin e fillimit të muajit të madhëruar të Ramazanit, Kryesia e BI-së, përgëzon besimtarët në Kosovë, diasporë e trojet tona duke u dëshiruar agjërim të lehtë, shtim të ibadetit dhe solidaritet me nevojtarët.

“Me fat Muaji i madhëruar i Ramazanit, agjërim të lehtë dhe të pranuar”, përfundon komunikata.