“Spanja e humb luftën në Ballkan”

Aktuale May 14, 2018 - 10:41
Lexoni më shumë detaje

Kryeministri spanjoll, Marijano Rahoj, ka humbur ‘luftën ballkanike’, shkruan mediumi spanjoll ‘El Konfidensijal’, transmeton ‘Zeri.info’.

Qeveria spanjolle ka tentuar që në Samitin e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së që në Sofje Kosova mos ta ketë tretmanin e shtetit.

Duke e ndërlidhur me çështjen e Katalonisë, Rahoj nga fillimi e ka bërë të qartë që partnerët e tij nuk do të ulen me një tavolinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, transmeton Zeri.info.

LEXO EDHE: Thaçi, Haradinaj e Pacolli në Samitin e Sofjes

Megjithatë, kryeministri spanjoll nuk ka arritur t’i detyroj partnerët e BE-së që t’i bashkëngjiten kësaj proteste të tij në samitin që do të mbahet më 17 maj.

Siç shkruan ‘El konfidensijal’ Rahoj do të shkoj në Bullgari, ku do të takohet me autoritetet lokale, do të jetë i pranishëm në darkën me liderët evropian një ditë para Samitit dhe më pas do të kthehet në Madrid. /Zëri/